Ish-trajneri i PAOK-ut, Igor Tudor, sipas mediave greke ka bllokuar një transferim të Ergys Kaçes në Kroaci te Dinamo e Zagrebit.
Pas shitjes së Marko Pjacës te Juventus, Dinamo e Zagrebit ka qënë në kërkim të një mesfushori shkatërrues dhe zgjedhja e tyre e parë ishte shqiptari i PAOK-ut, i cili mund të blihej për 1.2 milion euro.
Para konkretizimit të ofertës, drejtuesit kroatë i kanë marrë një mendim ish-trajnerit të Kaçes te PAOK-u, Igor Tudor, i cili mësohet se u ka sugjeruar atyre të mos e bënin një lëvizje të tillë.
Poll