
Dinamo është një prej klubeve me formën më të mirë në Superiore. Në 5 ndeshjet e fundit është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë. Kjo ka bërë që dinamovitët të mbajnë vendin e pestë, 3 pikë larg Tiranës që mbyll zonën e “final four”.
Sfida e radhës është përballë Laçit, klub ky që numëron 3 pikë më pak se Dinamo. Sprovë e vërtetë kjo për djemtë e Dritan Mehmetit, që rreth 3 javë më parë u eleminuan nga Kupa e Shqipërisë pikërisht nga Laçi.
Atë ndeshje e fituan laçjanët në shtëpinë e tyre me rezultatin minimal 1 me 0. Sfida e radhës luhet sërish në stadiumin e Laçit. Takimi nis të shtunën, më 17 shkurt ora 13:30.
Poll