Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Superkupa e Shqipërisë/ "Sy e veshë" nga "Air Albania", Egnatia dhe Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
Superkupa e Shqipërisë/ "Sy e veshë" nga "Air
Superkupa e Shqiperise

Viti 2025 për futbollin shqiptar do të mbyllet me finalen e Superkupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Dinamo City-t.

Një përballje e fortë mes dy skuadrave rivale, që po luftojnë edhe për kreun e renditjes në kampionatin “Abissnet Superiore”. Egnatia kryeson aktualisht kampionatin me 34 pikë, ndërsa Dinamo City mban vendin e tretë, me pesë pikë më pak se rrogozhinasit.

Egnatia dhe Dinamo City janë përballur dy herë në sezonin e ri të “Abissnet Superiore”. Njëra ndeshje është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa në përballjen e fundit të zhvilluar në “Air Albania” triumfoi Egnatia me rezultatin 2-1.

Megjithatë, në finalen e fundit të luajtur mes tyre për Kupën e Shqipërisë, triumfoi Dinamo City në “Elbasan Arena”, në një ndeshje të fortë dhe mjaft emocionuese, e cila u vendos vetëm nga penalltitë, me blutë që fituan trofeun.

Një tjetër përballje për t’u mos u humbur është edhe finalja e radhës mes Egnatias dhe Dinamo City-t për Superkupën e Shqipërisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. Kush do ta mbyllë vitin me trofe? Gjithçka do të vendoset në fushë më 28 dhjetor.

Biletat për finalen e Superkupës së Shqipërisë mund të blihen fizikisht në pikën pranë stadiumit “Air Albania”, si dhe online në ebileta.al, në linkun: Biletat e ndeshjes Egnatia – Dinamo City.

Poll

Lexo gjithashtu