Karton i kuq dhe karton i verdhe
Egnatia dhe Dinamo do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të finales së Superkupës së Shqipërisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë prej orës 19:00.
Tashmë, FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë. Kryesor i këtij dueli do të jetë Enea Jorgji, ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj.
Ndërkohë që në rolin e gjyqtarit të katërt është emëruar Juxhin Xhaja. Kreshnik Barjamaj do të jetë në dhomën e VAR-it, ndërsa krah tij, do të jetë Emanuela Rusta.
Arbitër kryesor:Enea Jorgji
Asistent 1:Denis Rexha
Asistent 2:Ridiger Çokaj
Arbitër i 4:Juxhin Xhaja
Var:Kreshnik Barjamaj
Avar:Emanuela Rusta
Poll
