Egnatia - Dinamo
Egnatia dhe Dinamo do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të finales së Superkupës së Shqipërisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë prej orës 19:00.
Një duel që pritet të jetë mjaft interesant, por rrogozhinasit futen në fushë si favoritë.
Kjo jo vetëm për faktin e formës aktuale, por edhe të së shkuarës. Diçka të tillë e thonë statistika ose më saktë 21 ndeshjet e fundit mes Egnatias dhe “Nëndetëses”.
Në 21 duele të luajtura, Egnatia ka fituar 10 prej tyre, ndërkohë që Dinamo ka dalë triumfatore 8 herë. Ndërsa, 3 ndeshje të tjera kanë përfunduar në baraspeshë.
Poll
