Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dinamo “trembet” nga Teuta, por Mehmeti di si mposhten durrsakët

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo “trembet” nga Teuta, por Mehmeti di si mposhten

Dinamo do të luajë përballë Teutës ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”. Kjo sfidë do të zhvillohet këtë të diel dhe pritet që të jetë mjaft interesante duke parë objektivat që dy ekipet kanë.

Dinamovitët i “tremben” paksa historisë që kanë përballë Teutës. Skuadra kryeqytetase në 14 ndeshjet e zhvilluara më parë në Superiore përballë “Djemve të Detit”, ka fituar vetëm 4. Teuta në krahun tjetër ka triumfuar plot 8 herë, ndërsa 2 sfida kanë përfunduar në barazim.

Por për të thyer mallkimin e këtyre statistikave, Dinamos i vjen në ndihmë Dritan Mehmeti. Tekniku 44-vjeçar ka zhvilluar 3 ndeshje përballë Teutës dhe i ka fituar të gjitha. Kështu që, Mehmeti pritet të jetë arsyeja për ekipin e tij për të marrë 3 pikët mjaft të vyera në këtë ndeshje, pasi Dinamo tashmë është një pretendent serioz për “Final Four”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga