Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Dinamo skuadra më e mirë e kampionatit", Siljanovski para derbit ndaj Partizanit: Nuk ka rëndësi renditja, këto ndeshje vendosen nga episodet

Shkruar nga NEWSPORT
"Dinamo skuadra më e mirë e kampionatit", Siljanovski para

Dinamo-Partizani është supersfida e javës së 4-të të Abissnet Superiore. Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet nesër në orën 19:45 në stadiumin "Elbasan Arena", ndërsa të dyja ekipet kërkojnë të marrin vetëm fitoren. Në konferencën e sotme për shtyp në krah të trajerit Shkëmbi ishte edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Goran Siljanovski i cili u shpreh se ndeshjet derbi vendosen nga episode.

"Rezultatet flasin vetë. Kemi punuar të gjithë së bashku dhe lojtarët, stafi, trajneri dhe presidenti kemi formuar një familje. Kemi punuar fort që nga dita e parë. Duke qenë bashkë, na ka ndihmuar të arrijmë këtu ku jemi. Gjithashtu, me kalimin e ndeshjeve besojmë se do të arrijmë edhe rezultatet pozitive".

Sfida ndaj Partizanit? "Ata janë një skuadër e mirë që luftojnë për titullin. Ka lojtarë shumë kualitativ që mund të vendosin këtë ndeshje. Në derbi nuk ka rëndësi nëse je i pari apo i fundit, pasi një episod mund ta vendosë rezultatin".

Konkurrenca? "Kur isha te Flamurtari, konkurrenca nuk ishte kaq e madhe. Tani luajnë të gjithë për të fituar çdo ndeshje. Konkurrenca është rritur ndjeshëm në krahasim me të shkuarën. Mbrojtja jonë nis që nga lojtarët e sulmit, Ibraimi e Chinedu e deri te mbrojtja.

E gjithë skuadra luan bashkë si për të shënuar edhe për të mbrojtur. Kjo është edhe arsyeja pse ne kemi pësuar vetëm një gol. Është e gjitha meritë e skuadrës. Për mua Dinamo është skuadra më e mire e kampionatit, mirëpo këtë duhet ta tregojmë në fushë javë pas jave", u shpreh Siljanovski.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga