Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

DINAMO si "kantier ndërtimi", blindohet ish-sulmuesi i PARTIZANIT

Shkruar nga NEWSPORT
DINAMO si "kantier ndërtimi", blindohet ish-sulmuesi i PARTIZANIT

Rikthimi në Kategorinë Superiore e skuadrës së Dinamos, padyshim që ka gëzuar sportdashësit shqiptarë. Një nga ekipet që i ka dhënë tonin futbollit tonë, sezonin e ardhshëm do të luajë mes më të mirëve. "Nëndetësja Blu" do të luajë finalen kundër Egnatias për të caktuar kampionen e Kategorisë së Parë. Paralelisht drejtuesit po punojnë intensivisht për të përforcuar ekipin për edicionin e ardhshëm.

"Lumë" menaxherësh të afruar pranë klubit që kërkojnë bashkëpunim me kryeqytetasit. Megjithatë synimi kryesor është të ruhet një pjesë e mirë e lojtarëve të këtij sezoni që dhanë kontributin e tyre në arritjen e objektivit. Mustafa Djidjiwa ishte një nga sulmuesit e afruar në merkaton e verës së shkuar. Kamerunasi bëri mirë duke realizuar 9 gola.

25 vjeçari premton dhe për sezonin e ri dhe në këto kushte drejtuesit kanë zgjedhur t'i rinovojnë kontratën. Kujtojmë që Djidjiwa erdhi për herë të parë në Shqipëri për llogari të Partizanit. Tek të kuqtë ai nuk gjeti hapësira duke mos arritur të aktivizohet në asnjë ndeshje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga