Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dinamo "shthuret" para sezonit të ri, Tedi Laço zyrtarizohet në Superligë

Shkruar nga NEWSPORT

E ardhmja e tij u mësuar që prej ditës së djeshme, por Dinamo ka zyrtarizuar vetëm sot divorcin me portierin, Tedi Laço.

Përmes rrjetit social "Facebook", klubi kryeqytetas ka pohuar se 24 vjeçari nuk do të jetë pjesë e ekipit në sezonin e ri pasi ka hedhur të zezën mbi të bardhë në kontratën me klubin e Superligës shqiptare, Vllaznia.

"Fk Dinamo njofton mbylljen e bashkëpunimit me Tedi Laçon. Portieri i cili mbylli një sezon pozitiv me ekipin tonë, duke qënë edhe një nga lojtarët e preferuar të tifozerisë blu, nga dita e djeshme nuk është më pjesë e ekipit duke zgjedhur ta vazhdojë karrierën në Superligë. Klubi Dinamovit i uron suksese dhe e falenderon për kontributin e dhënë me fanellën e 18 herë kampionëve të vendit!"-thuhet në njoftimin e klubit blu.

Një lëvizje e çuditshme kjo nga ana e 18 herë kampionëve të vendit, që largojnë një element të prespektivës vetëm pak ditë para nisjes së kampionatit.


Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga