
Dinamo e ka siguruar matematikisht rikthimin në Kategorinë Superiore. Megjithatë kryeqytetasit do të tentojnë edhe titullin kampion në Kategorinë e Parë. Aktualisht Blutë gjenden në vendin e dytë pas Skënderbeut, ndërsa do të rikthehen në fushë pas 3 javësh. Entuziazmi dhe atmosfera pozitive në kampin kryeqytetas është e dukshme.
Por, për t’i vënë kapakun një sezoni fantastik tashmë të Dinamo duan të shpallen kampionë të kësaj kategorie duke kaluar Skënderbeun e pathyeshëm. Titulli në Kategorinë e Parë vlen 30 milionë lekë të vjetër. Megjithatë nuk varet vetëm nga këmbët e dinamovitëve, pasi Skënderbeu duhet të bëjë hap fals në mënyrë që kryeqytetasit të ngjiten më lart.
Poll