
Dinamo ka nisur nga puna për të afruar lojtarët cilësorë që i duhen Nevil Dedes për pjesën tjetër të sezonit. Blutë e kryeqytetit janë kthyer të stërvitje më 2 janar, ndërsa nisin përgatitjet për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë që do e luajnë ndaj Kastriotit.
Por me kryeqytetasit është bashkuar edhe sulmuesi 18-vjeçarë, Alan Ndreu, i cili mund të quhet si afrimi i parë i Bluve në merkaton e janarit. Ndreu vjen nga skuadra e Venecias, me Dinamon që ka 70% të kartonit të lojtarit, ndërsa skuadra italiane ka mbajtur 305 të tij. Kjo do të thotë që Venecia ka të drejtën e riblerjes së sulmuesit brenda një afati kohor prej 1 vit e gjysëm.
18-vjeçari vjen në Shqipëri me shpresën që të ketë të njëjtin fat si Simon Simoni, me këtë të fundit që kaloi te gjigandët gjermanë në Bundesligë, ndërsa kujtojmë se është grumbulluar edhe nga Kombëtraja U-17.