Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dinamo me “shtëpi të re”, ja ku do t’i luajë “Nëndetësja” ndeshjet e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo me “shtëpi të re”, ja ku do t’i luajë

Dinamo do të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm. Blutë arritën të siguronin ngjitjen në Superiore, një vit pas rënies teksa e mbyllën të dytët sezonin në Kategorinë e Parë. Siç dihet, Dinamo nuk ka as stadium dhe as kompleks sportiv ku të zhvillojnë ndeshjet apo stërvitjet dhe këtë sezon i kanë zhvilluar në Selman Stërmasi.

Mirëpo terreni i rënduar aty bëri që ta braktisnin në fund të sezonit dhe sipas gjasave nuk do të ketë riparime në cilësinë e barit me stadiumin që është pjesë e projekteve të qeverisë dhe FSHF-së për një rikonstruksion të plotë.

“Elbasan Arena”, ku Dinamo luajti pjesën më të madhe të ndeshjeve sezonin që ishte pjesë e Superiores, do të ketë pak hapësira, sepse ekipi vendas është ngjitur në Kategorinë e Parë. Në këto kushte, Kamza mbetet mundësia më e mirë për Dinamon dhe drejtuesit e klubit e kanë marrë në konsideratë seriozisht.

Pritet të ketë një akord së shpejti mes drejtuesve të klubit dhe atyre të stadiumit që Stadiumi Kamza të  jetë shtëpia e Dinamos për sezonin 2023-2024. Përjashtim pritet të bëjnë ndeshjet derbi, që mendohet të luhen në stadiumin “Air Albania”. Blutë do të jenë 4 herë klubi pritës gjatë sezonit të ardhshëm, 2 herë me Partizanin dhe 2 herë me Tiranën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga