
Dinamo do të luajë sot ndaj Besës në Kamëz takimin e vlefshëm për javën e 23-të në Kategorinë e Parë. Blutë vijnë pas një barazimi një javë më parë në Cërrik përballë Turbinës e cila i la me pasoja "Blutë".
Tekniku Dritan Mehmeti nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Denisson i cili u dëmtua në Cërrik. Por përveç brazilianit do të mungojë edhe Erisildo Smaçi për shkak dëmtimi.
Ndërsa mbrojtësi Indrit Prodani ka plotësuar numrin 4 të kartonave. Pavarësisht këtyre mungesave të rëndësishme Dinamo nuk mund të falë më pikë pasi kështu vihet në rrezik ngjitja në Superiore.
Poll