
Do të luhen ditën e sotme 4 ndeshjet e mbetura të turit të parë të Kupës së Shqipërisë për të kompletuar skuadrat që do të kalojnë në raundin tjetër. Shumica e ekipeve të Superligës luajtën dje dhe arritën të kalonin pa problem këtë tur, ndërsa sot do të jetë radha e Dinamos. Blutë e kryeqytetit kanë si mision përmbysjen pasi kanë humbur takimin e parë 1-0 në transfertë ndaj Erzenit dhe do të zbresin në "Arena Egnatia" për të tentuar kualifikimin.
Në sfidat e tjera të Grupit A, spikat edhe dueli Burreli-Besëlidhja pasi ndeshja e parë është mbyllur në barazim 0-0. Bylis ka një ndeshje të lehtë në letër, kjo pasi sfidon Orikun e Kategorisë së Dytë dhe kanë fituar ndeshjen e parë në transfertë 1-2.
Në Grupi A do të luhet vetëm sfida Tomori-Lushnja. Beratasit kanë fituar ndeshjen e parë 3-0 dhe janë pothuajse të kualifikuar.
Grupi A:
Dinamo-Erzeni 13:30 (0-1)
Bylis-Oriku 13:30 (2-1)
Burreli-Besëlidhja 13:30 (0-0)
Grupi B:
Tomori-Lushnja 13:30 (3-0)