
Dinamo këtë sezon ndodhet në Kategorinë e Parë ky synon ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm. Aktualisht ndodhen në vendin e parë të renditjes me 31 pikë, 4 më shumë se vendi i dytë dhe tretë që mbahet nga Skënderbeu dhe Flamurtari.
Kryeqytetasit gjithmonë kanë furnizuar ekipet të tjera me lojtarë cilësore, ndërsa këtë sezon ka ndodhur ndryshe. Blutë kanë “grumbulluar” lojtarë ku kanë mundur dhe jo pak por plot 15 lojtarë kanë veshur fanelën e Dinamos këtë sezon.
15 futbollistë kanë debutuar me blutë, gati një skuadër e gjysëm. Duke nisur nga porta e në sulm, emrat janë të larmishëm.
Luka Krosta, Patrik Fetaj, Silvio Vokrri, Dikson, realf Zhivanaj, Erisildo Smaçi, Ersil Ymeraj, Alisio Preloshi, Taulant Marku, Redon Danaj, Jordi Jaku, Aurel Marku, Babakar Fall, Amarildo Gjoni dhe Igli Rrapi, janë lojtarët që kanë debutuar me Dinamon dhe janë afruar gjatë merkatos së verës dhe të janarit.