Jocelyn Behiratche do të mbyllë bashkëpunimin e tij me Tiranën. Mbrojtësit i skadon kontrata në fund të këtij muaji dhe nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për rinovimin. E ardhmja e tij pritet të ishte sërish në kryeqytet ku Dinamo ishte skuadra që e do në ekip.
Blutë e presin prej javësh por së funjdmi emri i mbrojtësit ka dalë edhe në Portugali. Janë tre ekipe që raportohet nga mediat vendase se kanë interes për shtatlartin. Vizela, Penafiel dhe Estrella Amadorda janë të interesuara për afrikanin.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Behiratches por Dinamo e konsideron atë si blerje për sezonin e ri ndaj pritet me interes vendimi i lojtarit.
Poll