Në datën 23 nëntor, Skënderbeu do të luajë ndeshjen e radhës në Europa League ndaj Dinamos së Kievit. Të rejat e fundit zbulojnë se, axhenda e ukrainasve nuk do të jetë normale, sikurse ka ndodhur në ndeshjet e tjera të këtij niveli. Dinamo e Kievit ka menduar të mos bëjë stërvitje para ndeshjes me Skënderbeun, si dhe të ndryshojë orarin e udhëtimit.
Ukrainasit nuk do të nisen paraditen e së mërkurës, por mbasdite. Gjatë paradites, para nisjes për në Shqipëri, do zhvillojnë një stërvitje jo shumë të ngarkuar, më pas do të nisen drejt vendit tonë. Me të mbërritur në shqipëri rrethe orës 17:00 të ditës së mërkurë, miqtë do të akomodohen në një nga hotelet e kryeqytetit, për të dalë më pas në konfrerencë për shtyp sikurse ndodh zakonisht.
Nisja drejt Elbasanit nuk do të bëhet ditën e mërkurë, por të enjten, fiks dy orë para takimit, pasi drejtuesit e klubit nuk kanë preferuar të shikojnë stadiumin para ndeshjes.
Si duket, Dinamo e Kievit e ka të sigurt rezultatin pozitiv, pasi u duhet vetëm një pik për mbajtur vendin e parë në Grupin B në tabelën e klasifikimit.