
Dinamo – Teuta ëhstë sfida e prapambetur e javës së 27-të të Superiores. Kjo përballje është parashikuar të luhet më 3 prill në orën 18:00 në “niko Dovana”.
Stadiumi i Durrësit është “shtëpia” e “Bluve” në këtë sezon, por ndaj “Djemve të Detit” sfida mund të mos zhvillohet në “Niko Dovana”. Duken qenë përballë një rivali direkt, drejtuesit e “Bluve” kanë kërkuar nag FSHF-ja që kjo sfidë të zhvendoset në kryeqytet.
Pritet që sot të merret një vendim final për stadiumin ku do të zhvillohet ky takim, me Dinamon që kërkon të luajë në “Air Albania”. Në fakt kjo do të ishte hera e dytë për ekipin e Dritan Mehmetit që do të luante në kryeqytet në këtë sezon, pas derbit me Tiranën, por e para si skuadër pritëse.