
Victor Osimhen ka thënë gjithmonë se e admiron dhe frymëzohet prej Didier Drogba. Sulmuesi i Napolit po shkëlqen këtë sezon duke qenë deçiziv me golat e tij. Napoli renditet e para në kampionat dhe është me një këmbë në çerekfinalet e Champions League.
Drogba ka folur për Canal+ dhe zbuloi se ka patur kontakte me Osimhen. “Unë e di që Osimhen foli për mua si frymëzuesin e tij. Ne nuk jemi takuar kurrë, por më përpara i kam shkruar duke e komplimentuar për performancën e tij dhe i kam thënë se duhet të vazhdojë kështu”, ka folur Drogba.
Një mesazh shumë motivues për nigerianin, i cili ka marrë një urim të papritur nga lojtari i tij i preferuar.
Poll