Paolo Buxhelaj është talenti që ka shpërthyer këtë sezon te Partizani. Mbrojtësi i majtë është përdoru si titullar në të shumtën e ndeshjeve nga Colella dhe ndaj Bylisit, e nisi sërish nga e para. Pas ndeshjes, aid ha intervistën e tij për Oversport.
“Për ne ishte e rëndësishme fitorja pasi përdërisa matematika na e lejon ne do të luftojmë deri në fund për titullin. Këto 3 pikë na ndihmojnë, shpresojmë për të tjera. Çdo gjë ka qenë e qetë, në stërvitje kemi bërë atë që na thotë trajneri. Me 3-5-2 ndihem më mirë pasi jam lojtar më ofensiv. Kombëtarja? Duhet të jap gjithmon maksimumin tim. Ajo është ëndërr e të gjithëve por unë duhet të punoj për të arritur atje.”
Poll