
Emiliano Musta nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Partizanit kundër Baselit. U mendua se dëmtimi i mbrojtësit të majtë nuk ishte shqetësues, mirëpo ekzaminimet e fundit kanë nxjerrë se likuidet në gjurin e elbasanasit janë prezentë. Edhe pse ai ka qenë i pranishëm në stërvitje, nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, por në mënyrë individuale.
Kësisoj në ndeshjen e të kuqve, mëngjërashi nuk do të jetë sërish në fushë. Dëmtimi i pësuar në takimin e parë kundër Sfintul Gheorghe, mesa duket i ka kushtuar shumë. Pritet me interes të shihet se kur do të jetë i gatshëm ai për trajnerin Ilir Daja që duhet thënë që në këtë periudhë alternativat i ka me pikatore.
Poll