
Skënderbeu do të luajë një tjetër ndeshje të vështirë, këtë herë përballë Tiranës në javën e 4-të të Kategorisë Superiore. Korçarët udhëtojnë drejt Tiranës ditën e shtunë, por situata nuk duket aspak e mirë. Shkak janë problemet me dëmtime të disa prej titullarëve që mund të humbasin sfidën ndaj bardhebluve. Gripshi është bashkuar me skuadrën në stërvitje, por ndjen ende shqetësime nga dëmtimi që pësoi dy javë më parë.
Gjithashtu edhe mbrojtësi Marvin Turtulli vazhdon të mos jetë gati dhe po punon veçmas grupit duke bërë që ndeshja e radhës të vihet në dyshim. Shqetësuese është edhe situata e mbrojtësit Pollozhani dhe Bruno Ditës që kanë shfaqur probleme dhe janë në dyshim ndaj Tiranës. "Dhimbje'' koke për Ilir Dajën që duhet të bëjë llogari me 4 titullarët që rrezikojnë të mos jenë në ndeshjen e radhës.