Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dha gjithçka në fushë, Amrabat: Çfarë mund të them? Jam i mërzitur. Giroud nuk më la të kontrolloja mesfushën

Shkruar nga NEWSPORT
Dha gjithçka në fushë, Amrabat: Çfarë mund të

Sofyan Amrabat është zbulimi i këtij Botërori. Mesfushori maroken ka qenë i palodhur në fushën e lojës duke dhënë maksimumin nga vetja për të mbrojtur ngjyrat e kombit të tij. Pas eleminimit me Francën ai nuk e fsheh dot zhgënjimin edhe pse kanë bërë një rrugëtim fantastik.

“Çfarë mund të them pas kësaj ndeshje? Jam i mërzitur, nuk mund të them më shumë. Që nga fillimi i ndeshjes ata na lanë iniciativën. Giroud nuk më la të menaxhoja mesfushën gjithë ndeshjen. I thashë të ndalonte por mesa duket atij i ishte besuar kjo detyrë. Ne jemi krenar duke parë si kemi luajtur ndaj kampionëve aktual.

E ndjejmë entuziazmin e njerëzve. Ajo çfarë mund të bëjmë është të rikuperohemi për ndeshjen tjetër. Teksa shohim pas në këtë turne gjithcka ka qenë shumë mirë por tani është pak moment i pakëndshëm sepse ishim shumë afër finales dhe e humbëm në raundin e fundit, paksa e dhimbshme.”- tha mesfushori.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga