
Albano Aleksi u zyrtarizua dje te Egnatia. Një transferim i papritur i mesfushorit të njohur që kishte nisur përgatitjet me trajnerin Orges Shehi. Madje fieraku kishte dalë në stërvitje dy ditë rresht. Por, dje zgjodhi të provonte një aventurë të re në karrierën e tij.
Megjithatë ajo që ra në sy ishte indiferentizmi i Aleksit. Mesfushori bardheblu nuk bëri asnjë mesazh falënderimi për vitet që kaloi me fanelën e Tiranës. Ai u shndërrua disa herë në protagonist. Madje në ndeshjet derbi pati përplasje me lojtarët e Partizanin duke promovuar dashurinë e pakufijshme për ngjyrat bardheblu.
Ndërkohë dje, nuk denjoi të bënte as edhe një postim në rrjetet sociale, qoftë edhe për tifozët bardheblu. Ndoshta kjo tregon se Aleksi nuk është ndarë në mënyrë miqësore me nënkampionët e Shqipërisë? Koha do ta tregojë. Fakt mbetet që ai është pjesë e skuadrës së Egnatias.