Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

DETAJE TË REJA/ Zyrtari i Egnatias zbulon marrëveshjen e majme të Dwamenas në Arabi

Shkruar nga NEWSPORT
DETAJE TË REJA/ Zyrtari i Egnatias zbulon marrëveshjen e majme të

Raphael Dwamena pësoi arrest kardiak në ndeshjen që Egnatia po zhvillonte me Partizanin ditën e djeshme. Në minutën e 24-të të sfidës sulmuesi ra pa ndjenja në tokë, ndërsa menjëherë u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetonte.

Në lidhje me ndarjen nga jeta të ganezit ka folur edhe përfaqësuesi e ekipit të Egnatias, Xhevdet Zeka. Ky i fundit ka theksuar se 28-vjeçari vazhdimisht iu është nënshtruar vizitave mjekësorë dhe ka qenë në qendje të mirë.

Ndër të tjera ai ka zbuluar se Dwamena ishte shumë afër një kontrate marramendase në Arabinë Saudite dhe mund të largohej nga Shqipëria që në merkaton e janarit.

 “Edhe një dhimbje shumë e madhe është shprehur dhe nga menaxheri Albi Laçi i cili ishte në pragë të një kontrate marramendëse në Arabinë Saudite, ku doli i shëruar dhe s’kishte gjë. Në janar mund të ikte.

Ne jemi të mërzitur për Dwamenën si njeri, pastaj si profesionist. Ishte profesionist i një rangu tjetër që nuk gjen në Shqipëri. Dua të them që lojtari ishte në gjendje shumë të mirë, ato 25 minutat e fundit, ishin nga më të mirat të Dwamenës.

Ai ishte në formë të mirë. Janë disa gjëra që Zoti na e jep jetën dhe ai na e merr. Klubi ka qenë super korrekt me lojtarin dhe me një kontroll permanent për shëndetin e tij”, tha Zeka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga