Barcelona u përball me Shakhtar Donetsk mbrëmjen e djeshme, me katalanasit që u mposhtnë 1-0 nga skuadra ukrainase. Një humbje që që “dhemb” pasi tashmë spanjollët barazohen me pikë nga Porto, me ekipet që kanë grumbulluar nga 9 ikë pas 4 ndeshjesh.
Pas kësaj disfate për mediat ka folur Joan Cancelo. Ky i fundit theksoi se me vetëm 1 goditje në portë nuk mund të fitosh sfidën.
“Kjo nuk ishte e vetmja gjë që dështoi, ishte pak nga gjithçka. Ne nuk luajtëm një lojë të mirë, kundër Real Sociedad nuk bëm paraqitje – morëm 3 pikët, por nuk ishte e merituar. Sot ishte një humbje, mendoj se Shakhtar e meritonte të fitonte. Kemi një grup fantastik, për fat, dhe patjetër do të mund ta kalojmë këtë fazë”.
Pse nuk funksionuan gjërat? Mendoj… nuk mund ta shpjegoj sepse i shoh të gjithë shokët e mi të skuadrës duke u stërvitur mirë, të gjithë janë profesionistë të mëdhenj, ne kemi një grup fantastik, ndihem si në shtëpinë time, nuk mund ta shpjegoj atë. Por kjo skuadër do ta kalojë këtë fazë të keqe”, ka përfunduar ish-lojtari i Manchester Cityt.