Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dështimi i Luftëtarit, tekniku slloven rrezikon "gijotinën"

Shkruar nga NEWSPORT
Dështimi i Luftëtarit, tekniku slloven rrezikon

Trajneri slloven i Luftëtarit Milos Kostic ndodhet në qendër të kritikave për humbjen e tretë radhazi në këtë sezon. Gjirokastritët u mposhtën dje në shtëpi nga Flamurtari duke konfirmuar krizën brenda klubit. Edhe pse premtoi se do të përmirësonte rezultatet e Luftëtarit Kostic nuk ka arritur ta nxjerrë ekipin nga problemet që e kanë rrethuar. Një faktor që ka kushtëzuar këtë formë negative janë blerjet e kësaj merkatoje, të cilët nuk kanë bindur aspak në fushë. Me ditët që kalojnë, tekniku slloven duhet të mendojë dhe për pankinën pasi po lëkundet. Nëse situata nuk merr drejtimin e duhur ai rrezikon seriozisht shkarkimin. Mësohet se dy kandidatët për të marrë stolin e gjirokastritëve janë dy emra të njohur të Kategorisë Superiore: Gentian Mezani dhe Shkëlqim Muça.

Nuk dihet se kush është më favoriti midis të dyve për të marrë frenat e Luftëtarit, por në pikëpyetje është nëse ky projekt i nisur nga drejtuesit e Luftëtarit do të shpërblehet me rezultatet e duhura apo do të njohë një fund të hidhur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga