Dalibor Volas u larguar ditën e djeshme nga Partizani. Sulmuesi slloven erdhi tek të kuqtë me shumë bujë, pasi kishte një CV të pasur. Mirëpo asgjë nuk ka shkuar siç pritej pasi ai nuk ka bindur stafin teknik. Por ditën e sotme janë mësuar prapaskenat se si Volas arriti të bëhej pjesë e të kuqve.
Burime për newsport.al bëjnë me dije që sulmuesi slloven kishte ardhur në provë te Partizani dhe ishte përfshirë vetëm në ndeshjet e kupave të Europës. Por ditën që Partizani u kualifikua në Hungari, në ndeshjen kundër Ferencvaroshit mësohet se slloveni ka firmosur me të kuqtë. E habitshme është që gjithë kjo proçedurë ka ndodhur në ambientet e avionit. Drejtuesit e kuq të egzaltuar nga kualifikimi historik, i kanë plotësuar çdo kërkesë sllovenit duke i ofruar kontratën prej 7 mijë eurosh në muaj në tryezë. Menjëherë palët kanë rënë dakort dhe Volas ka marrë tre këste paradhënie.
Por e gjithë kjo ka qenë në dëm të të kuqve që tashmë duhet të mendojnë urgjentisht për sulmues tjetër dhe shumë të ardhura që kanë shkuar dëm.