Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Deschamps tregohet i sinqertë: Gafa me himnin nuk duhej të ndodhte, ja çfarë i thashë stafit të Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Deschamps tregohet i sinqertë: Gafa me himnin nuk duhej të ndodhte, ja

Trajneri i Francës, Didier Deschamps u shpreh mjaft i kënaqur me lojën e zhvilluar nga "gjelat", në fitoren 4-1 ndaj Kombëtares shqiptare të Futbollit.

Në konferencën për shtyp pas takimit, kampioni i Botës si lojtar dhe si trajner kërkoi falje për gafën e organizatorëve, të cilët në momentin që duhej të ekzekutohej himni shqiptar në sfond u dëgjua ai i Andorrës.

Një gafë që sipas Deschamps nuk duhej të ndodhte, teksa shtoi se e dinin se lojtarët kuqezi nuk do të nisin lojën pa u luajtur himni shqiptar.

"I kërkova falje lojtarëve dhe stafit në stol si dhe trajnerit. Ishte diçka që nuk duhet të ndodhë, por ndodhi. Unë e kuptoj pozicionin e shqiptarëve dhe është logjike që ne të prisnim derisa shqiptarët të mund të këndonin himnin e tyre para asaj ndeshje." -u shpreh Deschamps.

Episodi i ngatërrimit të himnit shqiptar me atë të Andorrës ndodhi në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në "Stade de France", ku kampionët në fuqi të Botës ishin superiore ndaj Shqipërisë, duke i mposhtur me shifrat 4-1.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga