
Tirana pret Partizanin në Air Albania në orën 20:00 për javën e 15-të të Kategorisë Superiore. Derbi më i madh në trojet shqiptare vjen sërish me emocionet dhe spektaklin që garanton gjithmonë. Partizani futet si kryesues ndërsa Tirana me 1 pikë më pak do të tentojë të rrëmbejë kryesimin e tabelës.
Kompanitë e basteve kanë parashikuar fituesin potencial në Air Albania me Tiranën që shihet si favorite me koeficentin 2.3 ndërsa fitorja e Partizanit me 3.0. Poashtu edhe barazimi kuotohet me 3.0
Në përballjet direkte vitet e fundit Tirana ruan një bilanc pozitiv me 6 derbi pa humbje. Përballja e fundit mes tyre ishte në tetor të këtij viti ku Tirana fitoi 0-2 me 10 lojtar që nga pjesa e parë. Fitorja e fundit e Demave daton në 13 mars të vitit 2021 ku të kuqtë fituan 1-2.