Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

DERBI/ Stadium i tejmbushur dhe ARKËTIME rekord, mësohet shuma e përfituar nga PARTIZANI

Shkruar nga NEWSPORT
DERBI/ Stadium i tejmbushur dhe ARKËTIME rekord, mësohet shuma e

Ditën e premte në orën 19:00 u luajt derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Ndeshja veç rëndësisë në fushë mori edhe peshë të madhe duke ditur se do të luhej në një impiant të ri për të parën herë. "Air Albania Stadium" ishte streha e ultrasve të dy ekipeve, që panë një ndeshje të luftuar deri në fund, ku bardheblutë e Tiranës triumfuan 1-2.

Burime për neësport.al bëjnë me dije se shuma e përfituar nga klubi i Partizanit është mbi 200 milion lekë (të vjetër). E gjithë kjo nga biletat e shituar në çdo sektor të stadiumit të ri. Nëse llogarisim tribunën VIP (1400 vende) me një mesatare çmimi prej 40 mijë lekësh, të ardhurat vetëm për këtë sektor shkojnë 56 milion lekë.

Nëse llogarisim edhe sektorët e tjerë pas porte, ku bileta kushtonte 5 mijë lekë, shkojnë 55 milion lekë për 11 mijë vende. Në tribunën "karshi" me mesatare 13 mijë lekë janë shitur rreth 7 mijë bileta, çka do të thotë 91 milin lekë.

Në total Partizani ka arkëtuar diçka më shumë se 200 milion lekë, ku një pjesë e shumës do të shkojë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Kujtojmë se si qira për stadiumin, të kuqtë paguan 10 milion lekë (të vjetër) pranë FSHF-së. Nëse menaxhohet si duhet, futbolli qenka vërtet një biznes me vlerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga