
Në pozitën e trajnerit të Lushnjes, Ditmar Bicaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Mega Sport” A2CNN, teksa është analizuar triumfi historik i Shqipërisë në Leskovc.
Bicaj ka zbuluar lojtarët që kanë bërë diferencën: “Çelësi i suksesit që morëm 3 pikët në Serbi ishin dy qendra e mbrojtjes, Arlind Ajeti dhe Berat Gjimshiti. Gjatë gjithë kohës kanë qenë dy heronjë. Këtë gjë e ndajë në dy faktorë.
Një, në ndërtimin e lojës dhe dy, duelet një kundra një. Ata ishin në gjendjen të ndalnin dy lojtar të kalibrit të lartë si Dusan Vlahovic dhe Aleksandar Mitrovic. Por nuk duhet harruar edhe Julian Shehu.
Mënyra se si luan, duket sikur është pjesë e Kombëtares prej 10 vjetësh. I mrekullueshëm, personalitet, nuk e godiste topin asnjëherë kot, e ulte ritmin kur duhej dhe në minutën e 78, Shehu realizoi një sprint vendimtar. Një futbollist me parametra europian”.