
Kombëtarja dhe Ilir Daja
Është fakt se trajneri Ilir Daja ka “CV” më të pasur nga “timonierët” shqiptarë në rang klubesh që militojnë në Superioren, mbase edhe në Superligën e Kosovës.
Ai arriti jo vetëm të shpallej kampion me skuadrën e Skënderbeut, por edhe kualifikimin historik për në fazën e grupeve të Europa League.
Arritje të padëgjuar në Kosovë bëri edhe me Ballkanin, grupet e Conference League. Tashmë në pankinën e Dinamos, Ilir Daja u pyet për mundësin e drejtimit të Kombëtares në të ardhmen: “Mos na ngatërroni, shyqyr zotit Kombëtarja po shkon mirë. Besoj mund ta kapë Edlir Tetova, unë mbas 20 vitesh besoj se do kem hequr dorë nga futbolli”.
Poll