Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Derbi nën lupën e STATISTIKAVE, KRYEQYTETI në 10 vitet e fundit është… I KUQ

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi nën lupën e STATISTIKAVE, KRYEQYTETI në 10 vitet e fundit

Ndeshja me e madhe në historinë e futbollit shqiptar do të luhet ditën e hënë duke nisur që nga ora 19:00. Në “Air Albania” është rezervuar të zhvillohet një nga sfidat më të luftuar mes dy skuadrave të kryeqytetit. Ashtu siç jemi mësuar tashmë në vitet e fundit rivaliteti mes Tiranës dhe Partizanit ka dhuruar spektakël në fushën e lojës dhe jashtë saj.

Të gjithë tifozët vëmendjen e këto ditë e kanë pikërisht te derbi i kryeqytetit, sfidë që vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenarinë e një qyteti. Pikërisht kjo sfidë flet edhe në lupën e statistikave.

Në këtë sezon bardheblutë vijnë si kryesues me 40 pikë, teksa kanë arritur të korrin 12 fitore, 4 barazime dhe 7 humbje. Ndërsa kanë një golavarazh 34 gola të shënuar kundrejt 18 të pësuar.

Ndërkohë nga ana tjetër të kuqtë kanë 3 pikë më pak, 37. Ia kanë dalë të sigurojnë 11 fitore,  kanë po 4 barazime dhe 8 humbje. Golavazh 28-25.

Po çfarë thonë statistikat e 10 viteve të fundit të përballjeve mes tyre? Demat janë në vendin e parë. Në 33 përballje mes tyre, Partizani ka fituar plot 14 sfida, kanë barazuar në 12 prej tyre, ndërsa 7 takime kanë shkuar në favorin e Tiranës.

Një bilanc dukshëm pozitiv për demat, të cilët do të synojnë që të thellojnë akoma më shumë statistikat mes tyre, teksa në lojë këtë herë është edhe titulli kampion.

Vlen të theksohet se derbi i fundit mes Tiranës dhe Partizanit shkoi në favorin e të kuqve, ku Xhuliano Skuka do të vendoste edhe fatet e kësaj përballje, ndërsa interesant është fakti që të dyja skuadrat e kryeqytetit këtë herë vijnë pas humbjeve në javën e 23-të, respektivisht ndaj Teutës dhe Kukësit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga