Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Derbi në epiqendër por “luftë” ka edhe në Durrës e Laç. Zbuloni ndeshjet e ditës në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi në epiqendër por “luftë” ka edhe në

Dita e sotme është e garantuar të prodhojë spektakël teksa tre ndeshje do të mbyllin javë ne 24-t të Kategorisë Superiore. Vëmendja kryesore ëhstë te derbi mes Tiranës dhe Partizanit, në orën 19:00 në stadiumin Air Albani me të kuqtë si pritës. Bardheblutë, me një fitore do të shkëputeshin plot 6 pikë larg dhe mund të jetë një goditje që largon rivalët direkt për titullin kampion.

Gjithsesi, ndeshja e parë për sot luhet në Laç teksa kurbinasit presin Kukësin në orën 13:00 në një përballje direkte për të shmangur zonën Play-Out. Dy ekipet janë ngjitur në renditje dhe fitorja është kusht për secilën.

Në orën 16:00, në Niko Dovana, Vllaznia sfidon Teutën e cila është në formën më të mirë të kampionatit. Shkodranët duan të përfitojnë nga derbi dhe një fitore do t’i rikthente sërish në pretnedentë serioz për titullin.

Poll

Lexo gjithashtu