
Dita e sotme është e garantuar të prodhojë spektakël teksa tre ndeshje do të mbyllin javë ne 24-t të Kategorisë Superiore. Vëmendja kryesore është te derbi mes Tiranës dhe Partizanit, në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” me të kuqtë si pritës. Bardheblutë, me një fitore do të shkëputeshin plot 6 pikë larg dhe mund të jetë një goditje që largon rivalët direkt për titullin kampion.
Me interes pritet edhe kushtet atmosferike teksa në ditët e fundit ka patur lëkundje me rreshje të vogla shiu. Por sot, gjithçka është e garantuar për spektakël teksa do të luht në kushte ideale. Pritet të mos ketë rreshje shiu, ose të paktën me intensitet të ulët si ditët e fundit ndërsa temperaturat do të jenë në 11 gradë celsius.