
Struga dhe Shkupi janë ndarë në barazim 2 me 2 në ndeshjen sot, të vlefshme për javën e 20 në Superligën e Maqedonisë së Veriut. Të katërt golat u shënuan gjatë pjesës së dytë, ndërsa ky barazim mban Shkupin në krye te renditjes.
Ndjekësi më i afërt është pikërisht Struga, që numëron 1 pikë më pak. Këta të fundit humbën dhe 1 penallti në fillimin e ndeshjes, që mund të kishte ndikuar te rezultati përfundimtar.
Ky titull kampion është i sigurt që do vendoset mes tri skuadrave. Struga, Shkupi dhe Shkëndija janë ngjitur me njëri-tjetrin ne klasifikim. Shkëndija me 1 ndeshje më pak të luajtur, ndodhet 4 pikë larg Shkupit kryesues. Tregues ky që tregon rivalitetin mes skuadrave shqiptare.
Poll