
Inter dhe Milan do të përballen mes tyre ditën e shtunë duke nisur që nga ora 18:00. Një duel në kaudër të javës së 4-të, ndërsa vlen më shumë se 3 pikë.
Cristian Pulisic është një nga lojtarët që këtë sezon me Milan e ka nisur siç duhet. Ka shënuar 2 gola në 3 ndeshjet e para në Serie A, ndërsa tashmë analizon derbin me zikaltërtit.
“Milan? Për mua ishte dashuri me shikim të parë, veçanërisht duke pasur parasysh tifozët. Unë kurrë nuk kam parë një pasion të tillë dhe San Siro është mbresëlënës.
A jemi ne më të fortë? Do të jetë një mundësi për ta zbuluiar. Interi është shumë i fortë, është e vështirë të luash kundër tyre. Ata dinë të mbrohen mirë dhe kanë cilësinë maksimale për të shënuar me kundërsulm. Por unë ëndërroj të shënoj një gol, apo edhe të asistoj. Mezi pres ta luaj atë derbi.
Scudetto? Ne kemi besim, ka lojtarë të fortë këtu dhe një përzierje të madhe talentesh. E nisëm shkëlqyeshëm, do të bëjmë më të mirën që mundemi për të fituar”, ka përfunduar sulmuesi amerikan.