Granada dhe Cartagena do të përballen ditën e sotme në orën 14:00 për javën e 22 të La Liga 2. Sulmet e dy ekipeve do të udhëhiqen nga dy sulmuesit shqiptar, Myrto Uzuni dhe Armando Sadiku të ciëlt janë edhe golashënuesit kryesorë të skuadrave. Një miniderbi që pritet të jetë i luftuar deri në fund pasi ekipet janë në kuotë të njëjtë pikësh në një garë shumë të ngushtë për zonën Play-Off.
Ky sezon është mjaft pozitiv për dy shqiptarët teksa po shënojnë thuajse rregullisht. Uzuni ka tundur rrjetën plot 11 herë në 20 ndeshje, më i miri në kampionat, ndërsa Sadiku 7 herë në 21 ndeshje, në vendin e pestë. Plot 18 gola kuqezi që ngjyrosin futbollin spanjoll dhe i japin një mesazh të qartë trajnerit të ri të Shqipërise, Sylvinho.
Formacionet Zyrtare: