Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Derbi i Veriut në “lupën” e STATISTIKAVE, KUKËSI “macja e zezë” e Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi i Veriut në “lupën” e STATISTIKAVE, KUKËSI

Kukësi do të presë në “Kukës Arena” skuadrën e Laçit për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e javës së 33-të. Një takim mjaft i luftuar mes dy ekipeve, teksa përballja mes tyre shpesh është cilësuar si “Derbi i Veriut”.

Verilindorët dhe kurbinasit vijnë në këtë ndeshje me “humore” të ndryshme. Vendasit luftojnë për të shmangur zonën “play-out”, ndërsa bardhezinjtë për të kapur europën. Por historia e sfidave direkte mes tyre në këtë sezon flet në gjuhën kuksianshme, por jo vetëm kaq. Në 3 ndeshje këtë sezon, djemtë e Rraman Hallaçit u kanë marrë kurbinasve plot 9 pikë, duke qenë edhe “makthi” i tyre.

Por që nga ngjitja e Kukësit në Elitën e futbollit shqiptar në sezonin 2012-2013 kanë zhvilluar mes tyre plot 46 takime mes Kupës dhe Kampionatit. Në 18 ndeshje verilindorët kanë triumfuar, po kaq barazime dhe në 10 sfida kurbinasit kanë marrë fitoren.

Gjatë këtyre dueleve verilindorët kanë “shkundur” rrjetën e kurbinasve plot 44 herë, ndërsa nga ana tjetër bardhezinjtë kanë shënuar 36 gola në portën e kuksianëve.

Ditën e nesër në orën 15:00 laçi do të synojë të ndryshojë “kahun” e statistikave, ndërsa nga ana tjetër verilindorët nuk kanë rrugë tjetër veçse fitoren për të mos rrezikuar më shumë  në renien një kategori më poshtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga