
Tirana-Partizani nuk është thjeshtë një derbi.... Dy skuadrat e kryeqytetit kanë fituar plot 39 tituj kampion, duke bërë historinë në futbollin shqiptar.
Plot 151 janë takimet mes tyre, si asnjë duel më parë në vendin tonë. Statistikat flasin në favor të Partizanit, që ka fituar 64 ndeshje kundrejt 40 të bardhebluve. Një "bonus" të madh e kanë pasur edhe 5 vitet e fundit, ku në kampionat, Partizani ia ka dalur të marrë vetëm rezultate pozitive, çka do ta tentojë ta bëj edhe të premten e 1 marsit.
Natyrisht, golat si lumë në ndeshjet e fundit kanë thelluar edhe golavarazhin mes tyre, me Partizanin që numëron 45 gola më shumë se Tirana, ku udhëheq me 213 gola kundrejt 168 të bardhebluve. Një tjetër fakt që pritet të ndikojë shumë në "Selman Stërmasi" të premten e kësaj jave janë edhe pozicionet në renditje, me Partizanin që udhëheq Superligën me 49 pikë pas 23 takimesh.
Ndërkohë, Tirana numëron vetëm 28 pikë pas 23 javësh. Gjithsesi, forma që po kalon këtë fazë të sezonit, Tirana pritet ta shfrytëzojë në maksimum për të hequr qafe dhe makthet e një derbi.