Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Derbi i kryeqytetit, futbollisti i BYLISIT provokon tifozët e PARTIZANIT: Ja ku e keni babën tuj

Shkruar nga NEWSPORT

Derbi i kryeqytetit do të luhet të premten, teksa Partizani do të presë Tiranën në kuadër të javës së 15-të të Superiores. Ky takim ngjall gjithmonë shumë reagime, teksa nuk mund të qëndrojnë jashtë "vorbullës" edhe futbollistët.

Jurgen Goxhaj është qendërmbrojtësi që po spikat në këtë edicion te skuadra e Bylisit. Qendërmbrojtësi që la Tiranën për mallakastriotët ka bërë një postim në rrjetet sociale pas fitores 2-1 kundër Partizanit. I vetëshpallur përjetësisht si tifoz bardheblu, Goxhaj provokon duke shkruar: "Nëse s'e keni gjet babën, ja ku e keni".

Një veprim që me siguri do të ngjallë shumë reagime tek tifozët e kuq. Ultrasit bardheblu kanë përdorur gjithmonë banderolat: "Ekip pa identitet; A e njihni babën tuj?" Pikërisht për këtë të fundit, është Goxhaj që me sa duket ka gjetur "përgjigjen" për mbështetësit e 16-herë kampionëve të Shqipërisë.

Postimi i Jurgen Goxhës
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga