
Ndeshja e sotme derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet në orën 19:00 në "Air Albania Stadium". Me biletat që kanë "avulluar", stadiumi është i mbushur thuajse 99 përqind. Interes për ndeshjen kryesore të Kategorisë Superiore në vend, ka edhe përsa i përket arbitrave që do të vendosin drejtësinë në fushë. Federata Shqiptare e Futbollit i ka dhënë rëndësinë e duhur këtij takimi, duke përcaktuar gjashtë arbitra, dy do të jenë në linjëat e fundores.
Barra e përgjegjësisë bie mbi Enea Jorgjin, me elbasanasin që shëh të drejtojë një tjetër ndeshje të rëndësishme këtë muaj. Pas ekspereincave evropiane, "bilbili" i kolegjiumit të Elbasanit do të vendosë drejtësinë në 90 minutat e zjarrta të kryeqytetit. Ndihmësa të tij do të jenë Rejdi Avdo dhe Denis Rexha, ndërsa arbitër i katërt Donajdo Myftari. Arbitra linje janë Juxhin Xhaja dhe Kridens Meta.
Precedentët e Enea Jorgjit në këtë përballje janë dy barazime dhe një fitore. Në 25 shtatorin e 2016 ndeshja pëerfundoi 0-0, ndërsa në shtatorin e 2018 një gol i Malës vendoste për tri pikët e të kuqve. Takimi i fundit që Jorgji ka gjykuar në derbi, i takon 1 marsit 2019 dhe sërish takimi u mbyll 0-0. Enea Jorgji duket se i ka "problem" golat, me një të tillë në tre përballjet e fundit që ai ka qenë arbitër kryesor. Të dyja klubet kanë pasur "krisjet" e tyre për vendimet e elbasanasit, por duket se forma e mirë dhe paraqitjet ndërkombëtare kanë detyruar FSHF-në që t'i besojë Enea Jorgjit një nga kryendeshjet e sezonit.