Klubi i Lushnjes ka njoftuar që ndeshja Lushnja – Apolonia e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë nuk do të luhet në fushën e lushnjarëve.
Kjo erdhi për shkak se bari i stadiumit të Lushnjes “Roza Haxhiu” është tharë dhe do të mbillet në ditët në vijim.
Pas këtij njoftimi nga klubi i Lushnjes ka reaguar dhe deputeti i PD-së në qarkun e këtij qyteti, Saimir Korreshi. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, deputeti Korreshi ironizon Ministren e Bujqësisë dhe përmend buxhetin e Bashkisë Lushnje.
“Urdhëro si thaaa???
Po një muhabet me Lushnjen. Se ç’më kujtoj Ministren e Bujqësisë që bëri thirrje për mbjelljen e grurit në mars e prill ashtu edhe bari jonë mbillet në shtator edhe pse ndeshjet fillojnë në Gusht.
Ore më falni mua, po unë e di buxheti i Bashkisë Lushnje ka kaluar në Dhjetor të vitit të kaluar, ashtu si dhe lekët për ekipin e lushnjes.
Po BARI??!! Jo për gjë po nuk ka më as lopë vërdallë”, shkruan deputeti i PD-së, Saimir Korreshi.