
Rakip Suli u shpreh ditën e djeshme se stadiumi i Kamzës nuk do të prishet. Mirëpo duket se ka qenë thjesht një deklaratë sa “për sy e faqe”, pasi vendimi është marrë.
Siç bën me dije ish-kryeministri Sali Berisha, i cili referohet qytetarit dixhital, ky stadium do të shembet brenda 20 gushtit të këtij viti. Përmes një postimi në kanalin zyrtar, Berisha bën thirrje që qytetarët e Kamzës të ngrihen në protestë kundër këtij vendimi, të cilin e cilëson si kriminal.
POSTIMI I BERISHËS:
Suli i prish Kamzes stadiumin per te ndertuar pallate!Krim i shemtuar!
Te dashur miq, narkokryetari monist i Kamzes, Rakip Suli shfrytezon koronavirusin per te prishur me nje akt kriminal, mafioz te mirefillte stadiumin 84 vjecar te qytetit Kamzes dhe per te ndertuar pallate. Kamza sot eshte qyteti i gjashte me i madh i vendit me nje potencial te vertet sportiv.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete vendim korruptiv fhe te denuashem ju bej thirrje banoreve te Kamzes, te rinjve te ketij qyteti te ngrihen ne demostrata dhe protesta te fuqishme kunder ketij akti barbar te narkokryeterit monist Suli dhe ta hedhin ate ne koshin e plehrave te historise te qytetit te tyre, dhe me guxim te mbrojne stadiumin e tyre. sb
Lexoni mesaxhin dhe shikoni dokumentat e qytetarit dixhital!
I nderuar Doktorr!
Ndjesë për shqetësimin.
Rilindasi 6% i Kamzës don të prish stadiumin historik 84 vjeçar të Kamzës, për të ndërtuar gjoja parkim publik dhe lulishte, por don të bëj pallate e lokale .
Unë kam bërë një status dje, por nëse mundeni një status i Juaj do të ishte shumë sensibilizuese për të mos e prishur.
Ato duan ta prishin brenda datës 20 në ilegalitet.
Me shumë konsiderat.