Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dënohet Vllaznia e paralajmërohet Tirana, Disiplina vendos për braktisjen e ndeshjes nga Bylis dhe "shkrin" Kamzën (VENDIMET)

Shkruar nga NEWSPORT
Dënohet Vllaznia e paralajmërohet Tirana, Disiplina vendos për

Ditën e sotme Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme për të vënë verditktet e javës së kaluar në futbollin shqiptar. Këtë herë ndyshe nga java e kaluar, Disiplina është treguar më "dorëlëshuar", pasi edhe problemet nuk ka qenë shumë të mëdha.

Vllaznia është dënuar me gjobë për shkak të sjelljes së tifozëve, ndërsa Tirana është paralajmëruar nëse do të përsëriten sërish sjellja e gabuar e tifozëve. Disiplina ka paralajmëruar Bylisin për gjestin e bërë ndaj Skënderbeut ku lojtarët brakstisën fushën me urdhër të presidentit për një minutë dhe në rast përsëritje do të ketë masa ndëshkimore, ndërsa Kamza për mos paraqitje është përjashtuar nga Kategoria e Dytë duke u shkrir përfundimisht.

1. KF Vllaznia për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1/ të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë.
2. KF Tirana në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës.
3. KF Bylis në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të drejtuesve dhe futbollistëve duke tentuar të braktisin ndeshjen, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Rregulloret e FSHF.
4. Zyrtari i KF Erzeni Shkëlqim Troplini për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 48/2/a të KDS dënohet m 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
5. KF Apolonia për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1/ te KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
6. KF Kamza për mosparaqitje në ndeshjen ndaj KF Klosi veprim i përsëritur, në bazë të Nenit 89/2/e, 89/3 dhe 89/4 të Rregullores së Veprimtarise Futbollistike të Kategorisë së Dyte dhe Nenit 27/1 të KDS përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2019-2020 dhe zbritjen në një kategori më poshtë.
7. Lojtari i KF Butrinti Fabio Dhrami për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
8. Lojtari i KF Butrinti Rinild Maraj për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. KF Selenica per dështim në përmbushjen e përgjegjësive në bazë të Nenit 64/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga