
Ish-trajneri Sokol Metaj është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës për ngacmim seksual ndaj dy të miturve dhe për këtë është dënuar me 3 vite burg.
Megjithatë, Metaj nuk do të qëndrojë pas hekurave, pasi gjykata ka vendosur që pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 5 muaj, ta vuaj duke u “ngujuar” në shtëpi. Ai do të lejohet të dalë nga banesa vetëm për raste të rënda shëndetësore, ndërsa do të mbajë kontakte me shërbimin e provës.
“A ke qejf të rrish me mua”, “A të pëlqej”, ishin disa nga ngacmimet që ish-trajneri ka bërë ndaj dy të miturve, ndërsa ka tentuar t’i prekë edhe në organet gjenitale.
Poll