
Presidenti I Flamurtarit, Sinan Idrizi pati një prenoncim për mediat ën Vlorë, ku sqaroi situatën aktuale të klubit të tij. Temat e prekura ishin të shumta, duke u nisur që nga merkatoja e deri te shantazhet e avokatit.
Idrizi shprehet: ''Jam i sigurt që më datën 22 do kem një ekip të denjë. Do jetë jo luftë a vdekje por me shpirt a karakter. Lufta është me problematikat e shumta. Dje u takova me kryetarin e bashkisë. Ne do hyjmë fort në merkato.E përsëris, ne do hyjmë fort në merkato. Marrëdhënia që ka Flamurtari me këtë histori është e thjeshtë: jemi në merkato.''
Ai shton : ''Sot në mëngjes u hap një lajm nga një palo avokat që tha se ia kemi hequr Flamurtarit 12 pikë. Neve na ka dënuar një palo-avokat, që ka mbrojtur Danilo Alves. Unë kam folur në telefon me këtë palo-avokat dhe më ka thënë që nëse do të ndodhë, nëse jo, e probleme tjera. E vërteta është që kjo është shantazh. Unë e përsëris këtë gjë, mos e kini merak, do të bëjmë merkato të fortë këtë .''