
Dënimi i Juventusit ditën e djeshme me 10 pikë vazhdon të jetë temë kryesore në mediat në Itali, por jo vetëm. Pas heqjes së pikëve “Zonja e Vjetër” ka zbritur në vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit dhe tashmë Lazio ka siguruar matematikisht edhe Champions League.
Për këtë situatë ka folur edhe presidenti i Lazios, Claudio Lotito, i cili ka theksura se nuk gëzojnë kur skuadrat e tjera dëmtohen dhe se Juventusi është një pikë referimi në Itali.
“Unë nuk jam mësuar të komentoj për këto ngjarje. Kur të gjithë drejtuan gishtin nga Juventusi, u kujtoja atyre se klubi bardhezi është një pikë e rëndësishme referimi për futbollin italian dhe atë ndërkombëtar.
Falë investimeve të Juventusit, të gjitha ekipeve italiane i është dhënë mundësia të jenë në futbollin ndërkombëtar. Juventusi do të deklarojë arsyet e tyre në forumet e duhura. Veprat e tyre nuk më përkasin mua, të gëzohem në situata që dëmtojnë skuadra të tjera nuk pasqyrojnë vlerat e futbollit”, ka nënvizuar kreu i kryeqytetasve.