Një nga çështjet më të nxehta në këtë sezon të Superiores dhe jo vetëm ka qenë dhe është dënimi kolektiv nga Komisioni i Disiplinës Sportive duke mbyllur shpesh herë dyert e stadiumeve.
Në panelin e emisionit “Pressing” u diskutua për këtë çështje të shndërruar në problem për gjithë klubet e Superiores. I ftuar në panel ishte edhe shefi i sektorit të arbitrimit, Sokol Jareci i cili tregoi se klubet duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim duke u bërë të gjithë bashkë për të mos u aplikuar një lloj i tillë dënimi.
“Ekziston një rregull në FSHF në lidhje me dënimet kolektive. Klubet duhet të bëhen bashkë duke bërë kërkesë me shkrim në mënyrë që FSHF-ja të krijojë një rregull të ri”, u shpreh Jareci duke nxitur një debat të ri në panelin e emisionit duke qenë se të ftuarit, përfshirë edhe gazetarë, nuk ishin në dijeni të këtij rregulli. Megjithatë duhet thënë që kjo deklaratë e Jarecit duhet marrë në konsideratë në mënyrë qe elita dhe jo vetëm, të zbukurohet nga tifozët në shkallët e stadiumit”, përfundoi Jareci.